Arrestohet një person në Aeroportin ‘Adem Jashari’, u kap me plumba në valixhe

03.01.2019 16:21:04

Policia ka arrestuar një person pas gjatë kontrollimit të valixheve në një çantë dore i janë gjetur dhe konfiskuar 15 fishek.

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, gjatë kontrollimit të valixheve  nga personat zyrtar, një personit të komunitetit boshnjak në një çantë dore i janë gjetur dhe konfiskuar 15 fishek, njofton PK, përcjell lajmi.net.

“Gjatë kontrollimit të valixheve  nga personat zyrtar, pronë e të dyshuarit mashkull K/Boshnjak, pikërisht në një çantë dore  janë gjetur dhe konfiskuar 15 fishek. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, lirohet në procedurën të rregullt”.