Enver Hoxhaj, mbështet sulmet e ShBA-së në Siri

Enver Hoxhaj, mbështet sulmet e ShBA-së në Siri

07.04.2017 09:53:40

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, mbështet veprimin e SHBA-së ndaj Sirisë dhe ndaj Presidentit sirian, Bashar Al-Assad.

Hoxhaj përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se aksioni i SHBA-së në Siri ishte i paevitueshëm dhe është në përputhje me përgjegjësinë ndërkombëtare për të mbrojtur civilët kundër barbarizmit të regjimit të Assadit.