Ramush Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë

05.07.2018 08:58:15

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mban sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Në mbledhje do të diskutohet për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës mbahet në ora 9:00, ndërsa pas mbledhjes kryeministri Haradinaj do të mbajë një konferencë për media.