Arrestohet personi që vendosi mbrëmë eksplozivin në Tiranë

01.03.2019 18:52:56

Është arrestuar autori i dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e një biznesmeni mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Sipas policisë 58-vjeçari Arben Bardhi është arrestuar në Lezhë dhe po transferohet drejt Tiranës.

Nga shpërthimi mbrëmë nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mendohet që ngjarja të ketë ndodhur për motive pronësie. I arrestuari do të merret në pyetje nga uniformat blu të kryeqytetit.