Bajram Gecaj – Memli Krasniqit: Me logjikën tënde nuk implementohet shteti ligjor!

26.01.2018 11:50:18

Bajram Gecaj ka reaguar ndaj qasjes që Memli Krasniqi ka ndaj çështjes së shtirjes me armë, e që bazohet në garancitë që LDK duhet të japë se asnjë anëtar i saj nuk ka shtirë me armë.

Në reragimin e tij, z. Gecaj e sheh këtë qasje të gabuar dhe e krahason me rastet kur polici ndal dikë për shkelje në komunikacion, e të cilit i drejtohet pyetja: a mund të garantoni se pjesëtarët e policisë kurrë nuk i shkelin rregullat  ekomunikacionit, apo edhe me rastin kur dikush zihet “me pelë për dore” në keqpërdorim të tenderëve, dhe të pyesë: a mund të garantoni se të tjerët nuk kanë keqpërdorë tenderë.

Z. Gecaj, kështu shtron çështjen e implementimit të shtetit ligjor vetëm nëse vërtetohet veprimi joligjor nga të tjerët.

Ky është postimi i plotë nga z. Gecaj:

Pyetja e Memli Krasniqit se a mundet LDK me garantu se asnjë anëtarë i saj nuk kishte shtirë me revole në ahengje është krejtësisht joracionale dhe absolutisht e papranueshme!

Kjo na thotë ne se qytetarët e Republikës së Kosovës mund të nxirren në të njëjtën logjikë kur i ndalë policia, pra, duke u thënë se a mund të garantoni ju se pjesëtarët e policisë kurrë nuk i shkelin rregullat e komunikacionit. Apo edhe më tutje, keqpërdoruesit e tenderëve kur të zihen “me pelë për dore”, edhe ata mund të pyesin se a mund të garantoni se tjerët nuk kanë keqpërdoruar tenderë…etj., etj. Pra, sipas kësaj logjike, shteti ligjor në Republikën e Kosovës mund të implementohet vetëm nëse mund të vërtetohet se veprimi joligjor nuk është bërë nga të tjerët! Dhe me këso standardesh ne padyshim se do të jemi kandidat të denjë për anëtarësim në BE – apo jo?!