Bilall Sherifi-Glauk Konjufcës: Ma shumë ta bën bari se yndyra e rakia

26.01.2018 11:41:21

Shefi i grupit Parlamentar të Nismës për Kosovës, Bilall Sherifi ka sulmuar Glauk Konjufcën për deklarata e tij se Dardan Gashi u nxit nga “Rakia dhe yndyra” për gjuajtjen me armë zjarri.

Ai këtë e krahasoi me problemet në Vetëvendosje, ku dje u theksua se në zyret e VV-së ka pasur orgji dhe bari.

“Glauku si dëshmitar tregoi se si ka ndodhur ngjarja. Glauk a ta bën më shumë bari a yndyra dhe rakia”,thotë Bilall Sherifi.

Ai tutje ka përmendur edhe orgjinë që sipas aktivistëve të Vetëvendosjes janë kryer në zyret e kësja partie.

“Glauk këtë e kanë thënë aktivistat e juv. Ata të juajit veti”, ka thënë tutje Sherifi.

Ndryshe në këtë seancë po diskutohet për gjuajtjen me armë zjarri të Dardan Gashi