Boshkoski është i gatshëm për zgjedhjet parlamentare

12.09.2016 12:56:38

Sot në Gjykatën penale në Shkup u mbajt seancë për lëndën ”Rover”, ku ndër të akuzuarit është edhe ish-ministri i punëve të brendshme, Ljube Boshkoski.

Kjo lëndë gjykohet për së treti herë, pasi që në dy raste Gjykata e Apelit e shfiquzoi aktgjykimin. Me këtë rast, Boshkoski deklaroi se pret që të lirohet.

I pyetur nëse do të kthehet në skenën politike, ai theksoi se është i gatshëm për zgjedhje, por qëndrimet e tij do t’i tregoë pas kongresit qendror të partisë ”Të bashkuar për Maqedoninë”, e më pastaj do të vendoset se me kë do të bëjnë koalicion.

Seanca e sotme u shty për shkak të mungesës së në pjese të të akuzuarve. Seanca e radhës do të mbahet më 23 nëntor.