Gjykata speciale duhet ta përfundojë punën për 5 vite

30.06.2017 10:04:11

Gjykata Speciale, sipas ligjit të miratuar, duhet ta përfundojë punën brenda 5 vjetëve të ardhshme, por në rast nevoje mandati i saj do të zgjatet edhe për 5 vjet të tjera.

Nga Gjykata Speciale nuk do të mundë të amnistohet askush, pavarësisht pozitës që mban në Republikën e Kosovës, po që se Prokuroria ka dëshmi se të njëjtit kanë kryer vepra penale nga juridiksioni i Gjykatës.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” Ehat Miftaraj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), duke shtuar se Gjykata Speciale, sipas ligjit të miratuar, duhet ta përfundojë punën brenda 5 vjetëve të ardhshme, por në rast nevoje mandati do t’i zgjatet edhe për 5 vjet të tjera.