Arrestohet prizrenasi pasi rrahu gruan

04.06.2017 13:45:29
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një mashkull në Prizren pasi ky i fundit kishte sulmuar fizikisht gruan e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën  femër K-Shqiptare –bashkëshorten e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.