Një person është arrestuar në Fushë Kosovë mëngjesin e djeshëm.
Policia bën të ditur se ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe kishte tentuat ta dhunojë atë, ani pse gruaja kishte urdhër mbrojtës nga Gjykata.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.








































