Gjendet një bombë në Radoniq

01.08.2016 17:18:52

Në fshatin Radoniq të Gjakovës dje një burrë ka vërejtur një mjet të dyshimtë të pashpërthyer.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e specializuara për dominim të FSK-së të cilët e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë pa ndonjë incident.

“Një mashkull ka njoftuar se ka vërejtur një mjet të dyshimtë të pashpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësitë e specializuara për deminim të FSK-së që e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë (gëzhojë e predhës ushtarake) pa incidente”,thuhet në njoftimin e policisë.