Arrestohet sulmuesi i Schaffhausenit

Arrestohet sulmuesi i Schaffhausenit

25.07.2017 23:51:30

Policia e Cyrihut tha se i dyshuari u arrestua në Thalwil

Policia zvicerane njoftoi sot se ka arrestuar një burrë 50-vjeçar, i cili është i dyshuar se me një motosharrë ka plagosur pesë persona në qytetin zviceran Schaffhausen.

Në një deklaratë, policia e Cyrihut tha se i dyshuari u arrestua në Thalwil, rreth 60 kilometra nga Schaffhausen.