Arrihet konsensusi në takimin e thirrur nga Thaçi për demarkacionin

16.02.2018 14:45:35

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka përfunduar takimin me liderët e partive politike. Ky takim është thirrur pas arritjes së aneks marrëveshjes me Malin e Zi lidhur me ratifikimin e demarkacionit.

Burimet brenda takimit kanë thënë se ka konsensus që sa më shpejt të thirret seanca e Kuvendit të Kosovës dhe të ratifikohet demarkacioni.

“Konsensusi ekziston,ratifikimi i marrëveshjes pritet të bëhet shumë shpejt në Kuvend, por jo sot”, kanë thënë këto burime.