Kryeministri Mustafa thotë se formimi i ushtrisë së Kosovës do të jetë faktorë i fuqishëm për ruajtjen e paqes

28.01.2017 21:27:17

Kryeministri i Kosovës, Isa Musafa thotë, thotë se formimi i Ushtrisë së Kosovës në koordinim me SHBA-të dhe vendet tjera mike në kuadër të NATO-s, do të jetë faktor i fuqishëm për ruajtjen e paqes.

“Partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i bazuar në besimin reciprok ndërmjet njerëzve dhe elitave të të gjitha orientimeve politike, i krijuar dhe sprovuar për dhjetëra vjet me radhë.

Përkrahja e pazëvendësueshme amerikane ishte vendimtare për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Populli i Kosovës është botërisht i njohur si populli më proamerikan në glob. Andaj, lajmet e mira që na vijnë nga administrata amerikane nën lidershipin e presidentit Trump janë të pritura dhe të nevojshme për të rikonfirmuar partneritetin strategjik ndërmjet dy shteteve.

Prania e KFOR-it amerikan në Kosovë është garanci e stabilitetit në krejt rajonin, ndërkaq formimi i Ushtrisë së Kosovës në koordinim me SHBA-të dhe vendet tjera mike në kuadër të NATO-s, do të jetë faktor i fuqishëm për ruajtjen e paqes dhe ballafaqimin me sfidat rajonale e globale me të cilat mund të ballafaqohemi së bashku me vendet demokratike”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.