Arrin në Kosovë Hilmi Kelmendi, i arrestuari nga Serbia

03.11.2016 22:36:49

Hilmi Kelmendi pas lirimit nga paraburgimi në Beograd, ka mbërritur në Kosovë.

“Per çka ata me akuzojnë janë çështje banale. Trajtimi ka qenë në rregull”, tha Hilmi Kelmendi me të arritur në pikë kalimin kufitar në Merdar, rreth orës  21:30 minuta.

Kelmendi ishte duke ardhur për pushime në Kosovë nga Gjermania, ku jeton qe 12 vjet, kur u arrestua nga autoritetet serbe.

Ai është ndalur nga autoritetet serbe mes të premtes dhe të shtunës, sikur është thënë fillimisht, si i dyshuar për krime lufte të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-99.