Arsim Bajrami: E kemi detyrë të ndërtojmë arsim cilësor

20.01.2017 13:42:00

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Këshillit për projektin e realizimit të mësimit shqip në shtëpi-shkolla gjatë viteve të 90-ta.

Në këtë takim ishin prezent disa pronarë të shtëpive-shkolla nga Komuna e Prishtinës, si dhe drejtues të Arsimit në Kosovë gjatë viteve të 90-ta.

Ministri Bajrami deklaroi se arsimi është mbajtur gjallë edhe në kushte shumë më të vështira, prandaj sot duhet të punohet më shumë për ndërtimin e një arsimi më cilësor.

“20 janari i vitit 1992 është një moment kthese, mbijetese dhe rezistence, të cilin duhet ta kujtojmë për t’u treguar gjeneratave të reja, për rrugën që ka kaluar sistemi arsimor. Nëse në kushte të mbijetesës është mbajtur gjallë arsimi shqip, sot kemi për detyrë që në kushte lirie, të ndërtojmë në arsim cilësor, sepse edukimi cilësor është hap për përparimin e Republikës së Kosovës”, u shpreh Arsim Bajrami.

Ai gjithashtu ka njoftuar se edhe projektligji për mësimdhënësit e viteve të 90’ta tashmë është finalizuar.