Arsimi – udha e brezave

14.12.2018 11:57:21

Nga Nikollë Kërhanaj

Trupi arsimor  ka qenë në procesin e përhershëm edukativo-arsimor për të vazhduar me vendosmëri punën për mbajtjn e procesit edakaivo-arsimor duke prirë arsimtarët  e karrierës  për të vazhduar punën institucionale dhe për të dhënë kontributin e vet nën udhëheqjen e institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës duke qenë këmbëngulës në punë  deri në pavarësimin e tërësishëm të Kosovës. Kuadri arsimor ka vazhduar dhe zhvilluar aktivitetin  e vet edukativo-arsimor duke u bazuar në Deklaratën Kushtetuese të Republikë së Kosovës, Kushtetutës së Kaçanikut të vitit 1991 si dhe Referendumit, poashti të vitit 1991,me presidentin historikt  e arkitektin për Paverësinë e Kosovës Ibrahim Rugova, njëherit duke u mbështetur në Ligjin e mbrojtjes të nxjerrur në vitin 1993. E gjithë kjo veprimtari u bë bazament I forte e domethënës për vazhdimin e rezistencën e mëtejme paqësore-aktive në sistemin paralel për t’iu kundërvu pushtetit serb  që bëri suspendimin e sistemit arsimor shqip në Kosovë, Arsimtarët vazhduan punën me Plan-Programet tona për të aritur aspiratat në udhën e gjatë të brezave.në tërësi për pavarësi, liri e demohraci Çdo minimizim e relativizim I vlerav të arsimit shqip e të shkollës shqipe paralele  në distancën e pushtetit okupues, nuk do të ket sukses sepse sistemi arsimor shqip gjithëkombëtar I popullësisë së Kosovës është I orientuar mirë, duke e vlerësuar mënyrën e punës dhe ndihmën e tyre për të mos e penguar apo shkëputur vargun e singjirit arsimor që kishte filluar forcërisht (apo fqishëm e me zemër) I gjithë sistemi për të mos lejuar ndërprerjen e mësimit nga ndërhyrjet e pushtetit okupues I cili mezi priste shkëputjen e një hallke të vargonit të pandashëm në ato vite të okupimit, vit kur Ministria e Arsimit  në Qeverinë e Kosovës kishte shtri mësimin nga shkollat publike, në ato private – Shtëpi-shkollë, ndër qytete e fshatra.. Që të gjithë pronarët me vullnetin më të madh u solidarizuen me bashkëpunimin shkollë-shtëpi- arsimtarë-nxënës, njëherit edhe për të bërë organizimin e vetfinansimit të punës së arsimtarëve, pasi u shkëputën nga finansimi I pushteti okupues serb. Populli u pajtua me këtë duke e kuptuar se historia,e vërteta dhe e drejta janë në anën tonë  sepse ia kem bërë shërbimin e duhur.Dot të kujtojumë se sivjet shenojmë 28-vjetorin e themelimit të Lidhjes  të Arsimtarëve Shqiptar (LASH-it). Që kishte  për qëllim kërkesën për të drejtat e njeriut  për arsimin shqip duke i kundërshtuar planet diskriminuese  që I bëri Sërbia ndaj arsimit në Kosovëi Për të fuqizuar kërkesën reale më 12 dhjetor 1990 u themelua LASHi-i-ku morën pjesë 250-delegatë për të bërë rezistencë masovike  kundër politikës diskriminuese të Serbisë ndaj arsimit shqip.. Duke e pare nevojën e domosdoshmërinë psr nje mekanizem te tille, u formuan Dege e Nendege të   LASH-it, brënda dhe jashtë Kosovës, ne të gjitha nivelet e shkollimit.

Përfundim

Kur planprogramet mësimore filluan t’I  hartojnë ekspertët shqiptarë të Kosovës, ndikimi I politikës bëri që në vitët 1990-1992 te filloje ndjekja  dhe përjashtimi I tyre nga procesi I punës si ekspertët ashtu edhe mësimdhënësit nga institucionet arsimore për ta mposhhtur arsimin shqip.. Kjo situate krijoi domosdoshmërinë e krijimit të sistemit paralel të shkollës shqipe.dhe formimin e LASH-it, qe tash mbushen 28-vjet nga themelimi, I cili per rreth 10-vjet funksionoi per mbarevajtjen e shkolles  shqipe dhe ardhmerine e brezave.

Tash e 26-vjet më pare u vunë themelet e shtetit më të  ri në Evropë.Nuk don shumë mend se në themel të shtetit është Institucioni arsimor. Për të mbajtur këtë institucion arsimor vetfinansimi filloi nga individë,  familje deri te Këshilli Qendror për finansim, si mekanizëm per grumbullimin dhe shpërndarjen e mjeteve material për paga. Ndërkaq, sot, pas 26-vitesh ende s’është rregulluar çështja e kompenzimit për shpërblimin të punës së kryer përreth 10-vjeçare. Nder keto vite ker- kesat  tona sorollaten nga nje organ ne tjetrin per te gjetur zgjidhje adekuate per  arsimtaret-gurethemel I shtetesise – ardheria e brezave te Kosoves.