Ambasadori amerikan,Philip Kosnett, ka një këshillë për Kosovën lidhur me ushtrinë

14.12.2018 11:41:17
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur për votimin që Kuvendi i Kosovës pritet të bëjë për transformimin e FSK-së në ushtri.

Sipas tij,  siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të siguris – dhe të paqes, si dhe marrëdhëniet reciproke me fqinjëtë.

“Kuvendi voton sot, por që të rikujtojmë që siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të sigurisë – dhe të paqes, si dhe marrëdhëniet reciproke me fqinjët – për aq sa edhe forcimi i profesionalizmit të forcave të saj të armatosura”, ka shkruar Kosnett në Twitter.