Artan Hoxha: Grupi që ka kërcënuar Llallën, ka kërcënuar dhe Bashën

27.09.2016 10:11:27

Bashkëshortja e Prokurorit të Përgjithshëm e cila punonte në një institucion publik ka dhënë dorëheqjen dhe bashkë me fëmijët që janë regjistruar në shkollë, janë larguar për të jetuar në një vend të BE-së. Një veprim i tillë ka ardhur pasi kreu i Prokurorisë, Adriatik Llalla ka marrë kërcënime.

Rovena Gashi, prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme deklaron se kryeprokurori vazhdon punën normalisht.

Ndërsa Artan Hoxha shprehet se “Të njëjtët persona që kanë kërcënuar kryeprokurorin, aludohet se kanë kërcënuar dhe kreun e opozitës. Se i njëjti grup është”.