Arthur te Barça 6 muaj më herët, do zëvendësojë Paulinhon

10.07.2018 12:47:05

Arthur Henrique Ramos de Oliveira Melo është një lojtar i ri i Barcelonës. Katalanët arritën marrëveshjen me drejtuesit e Gremio de Porto Alegre për transferimin e menjëhershëm të futbollistit në “Camp Nou”.

Në arkën e klubit brazilian do të derdhen 31 milionë euro plus 9 milionë euro bonuse. Futbollisti do të firmosë me skuadrën drejtuar nga Ernesto Valverde një kontratë për 6 vjet, deri në fund të sezonit 2023-2024. Klauzola e largimit në kontratën e 21-vjeçarit kap shumën e 400 milionë eurove.