Artizanët e Ohrit prodhojnë stoli unike nga tre tradita të ndryshme (Video)

23.07.2017 16:55:18

Artizanët e Ohrit kanë arritur që të përpunojnë stoli unike nga tradita e filigranit, perlës së Ohrit dhe rubinit të Maqedonisë.

Sipas Kanal5, ata kanë për qëllim të krijojnë një brend të Maqedonisë për t’u njohur në tërë botën. Artizanët thonë se të huajt kanë më shumë njohuri për rubinin e Maqedonisë se sa vendasit.

Perla më e shtrenjtë e Ohrit e shitur në ankand në Amerikë arriti një vlerë prej 7000 $. Për stolitë e Ohrit është përgatitur edhe një dokumentar që do të publikohet në Discovery dhe CNN.