Asnjë masë parandaluese për ndotjen e ajrit në Tetovë

18.12.2016 19:47:52

Kapacitetet industriale në Tetovë po punojnë pa asnjë kontrollë, deponia e egër në hyrje të qytetit ende nuk është pastruar, rrugët nuk pastrohen rregullish, dhe kur gjatë stinës së dimrit ndotja e ajrit rritet, qeveria lokale e Tetovës nuk po ndërmerr masa konkrete për problemin e ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Organizata joqeveritare “Go Green” thonë se së pari qeveria duhet përmes gjykatës të zbulojë se kush është ndotësi më i madh i ajrit, dhe pastaj të sjellin masa parandaluese kundër ndotjes së ajrit.

Nga Komuna e Tetovës thonë se, rregullisht bëjnë pastrimin e rrugëve dhe trotuareve. Ata thonë se është shpallur tender për e një stacioni për mbeturina, me çka do të zgjidhej përfundimisht çështja e mbeturinave në Tetovë.

Deri në këtë askush nuk është dënuar për ndotje të ajrit, edhe pse asnjë firmë nuk punon sipas lejes B të ekologjisë, të cilën zakonisht duhet t’a posedojnë ndërmarrjet e mesme.