Asnjë musafir në shtëpinë e Ramiz Kelmendit

27.08.2016 20:33:20

Ramiz Kelmendi i hapi dyert e viles së tij në Rugovë mesditën e së shtunës për të gjithë ekspertët që të analizojnë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Por askush nga ta nuk iu përgjigj ftesës së deputetit të pavarur.

Ky tani po pret që të mërkurën t’i bëjë bashkë krerët e subjekteve politike, e të debatojnë për këtë marrëveshje.

Madje Kelmendi mori konfirmimin e disave prej tyre.