Vdes gjyshi i ministrit Abrashi, mësues në Drenicë në vitet e 40-ta

21.11.2016 11:33:18

Ministri Arban Abrashi ka njoftuar familjarët dhe miqtë për vdekjen e gjyshit të tij, Ahmet Kelmendi

Me pak fjalë ai e ka treguar veprimtarinë e Kelmendit, i cili ka qenë mësues në Drenicë nga viti 1940 deri sa ia ka mundësuar shëndeti.

Njoftimi i Abrashit:

Të nderuar miq,

Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot në moshën 87 vjeçare ndërroi jetë gjyshi im, Ahmet Kelmendi.

Profesor Ahmeti, filloi si mësues në Drenicë gjatë viteve të 40-ta, dhe vazhdoi aq sa i lejoi shēndeti. Ishte një atdhetar, veprimtar shumëvjeçar i arsimit, shkencës e kulturës, studiues e botues i një numri të madh veprash.

Pusho në paqe gjysh