Atentat ish-kryeministrit grek. I shpërthen zarfi bombë në duar

25.05.2017 19:47:08
Ish-kryeministri grek, Lukas Papademos është plagosur rëndë, pasi ka hapur një pako-bombë brenda automjetit me të cilin udhëtonte.

Sipas informacioneve paraprake, në makinë ndodheshin edhe dy persona të tjerë, prej të cilëve njëri është plagosur.

Ish-kryeministri grek thuhet se ka marrë plagë të rënda në bark dhe në këmbë dhe është transportuar menjëherë për në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Athinë, ndërsa siç raporton BBC, Papademos dhe shoferi i tij nuk janë në gjendje rreziku për jetën.

Ende nuk dihet se çfarë lloj pajisjeje është përdorur për të kryer këtë shpërthim.

Papademos është emëruar kryeministër në nëntor të vitit 2011, mes trazirave ekonomike dhe politike, duke shërbyer në këtë post deri në maj të vitit 2012.