Promovohet romani “gjenerali dhe ushtari pa pushkë”

25.05.2017 19:59:39

Në Institutin Albanologjik të Kosovës sot u promovua libri “Gjenerali dhe ushtari pa pushkë”, i autorit Mehdi Mulaj.

 

“Gjenerali dhe ushtari pa pushkë”, është roman i bazuar në ngjarje të vërtet dhe i kushtohet jetës dhe veprës së gjeneralit, Agim Qelaj.

Autori i këtij libri i cili njëherësh është edhe gazetar tregoi se për këtë roman ka punuar për shtatë vite.

“Asnjëherë nuk kam qenë i kënaqur me mënyrën se si e kam shkruar. Çdo fjalë që e shënoja, më dukej e vogël përball veprave të mëdha të Gjeneralit. Mezi e binda veten ta botoj në këtë version që është, se për ndryshe, gjithë jetën do të punoja në të”, tha Mulaj.

Mulaj u shpreh se “dëshira më e madhe e gjeneralit ishte që t’i shihte së bashku shqiptarët”.

Në promovimin e librit të pranishëm kanë qenë, familjarët e gjeneralit, Agim Qelaj, shokët dhe miqtë e tij.