Australi, fillojnë hetimet për keqtrajtimin e të miturve në qendra korrektuese

26.07.2016 08:02:57

Kryeministri i Australisë ka thirrur një komision, pas raportimeve të televizioneve për keqtrajtimet që rojat e burgut po u bëjnë të miturve në këtë vend.

Në një program televiziv janë parë pamje të adoleshentëve, të cilat ishin të zhveshur lakuriq, dhe sulmoheshin nga rojat.

Një nga djemtë që shihet në fotografitë e publikuara, është më fytyrë të mbuluar, ndërsa po keqtrajtohej në një karrige mekanike.

Raporti vë në pikëpyetje një kulturë të institucionalizuar për keqtrajtimin e adoleshentëve në qendrat korrektuese.