Australianët nuk do të lejohen të udhëtojnë jashtë vendit edhe për tre muaj të tjerë shkaku i COVID-19

04.09.2020 13:08:16

Australia ka njoftuar se do të zgjasë ndalimin e udhëtimeve për të paktën tre muaj të tjerë duke parë përhapjen e virusit.

Kufizimet për vizitorët nga e gjithë bota u futën në muajin mars, ku australianët dhe banorët e përhershëm gjithashtu u ndalohet të largohen nga vendi nëse nuk kanë një arsyetim të dokumentar, raporton 9news.

Me këshillën e Autoritetit Shëndetësor Australian AHPPC, Ministri i Shëndetësisë, Greg Hunt tha gjatë mbrëmjes së kaluar se ndalimi do të zgjatet për të paktën deri më 17 dhjetor, transmeton Telegrafi.

“AHPPC deklaron se situata me COVID-19 vazhdon të paraqesë një rrezik të papranueshëm për shëndetin publik”, tha Hunt. “Zgjatja e periudhës së urgjencës është një përgjigje e përshtatshme për atë rrezik”, shtoi ai.

Sipas të dhënave më të fundit, deri më tani 737 njerëz kanë vdekur nga efektet e OVID-19 në Australi. Numri i fundit i rasteve të infektuara të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë ishte 26,049.