Autobusët tjerë vijnë pak para zgjedhjeve!

04.07.2017 14:03:29

Ardhja  e autobusëve të rinj për Ndërmarrjen e Komunës së Prishtinës “Trafiku Urban” ka filluar të stërgjatët. Që disa herë autoritet komunale dhe të Ndërmarrjes përmendin data për arritjen flotës së fundit prej 21 autobusëve nga kompania çeke “Iveco”. Tash, thonë që ata do të vijnë pas mesit të muajit gusht.

Data e fundit për ardhjen e autobusëve ishte përmendur fundi i muajit qershor.

Por, Halil Mustafa, kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes “Trafiku Urban” ka thënë për lajmi.net se kanë pasur vështirësi të natyrave të ndryshme për sjelljen e autobusëve në Prishtinë. Ai ka thënë se planifikimet janë se pas gjysmës së muajit gushtë, ata të vinë në Prishtinë.

“Ne vazhdimisht kemi pasur telashe, pastaj e kemi pasur të bllokuar llogarinë e Ndërmarrjes rreth 3 muaj. Më shumë vështirësi jemi furnizuar me derivate dhe ua kemi dhënë pagat punëtorëve. Kështu që, ajo ka pasur afekt pak në sjelljen e kontingjentit të autobusëve. Edhe renovimi i objektit në një farë forme çalojë pakë. Tash po punohet, garazha po bëhet, llogaria është zhbllokuar. Tash, po planifikojmë që diku nga mesi i muajit gusht, besoj që do ti kemi këtu, përafërsisht pas mesit të gushtit. Autobusët janë paguar, duhet të sigurojmë edhe paratë për TVSH, që se kemi lehtë, por megjithatë jemi në sistem”, tha Mustafa.

Flota prej 51 autobusëve te rinj për NP “Trafiku Urban” do të finalizohet gjatë muajit prill ose maj. Kështu kishte thënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në deklarimin e fundit për autobusët. Pastaj, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, kishte thënë se do të vinë në fund të muajit qershor. Këtë datë e kishte përmendur për lajmi.net edhe sekretari i NP “Trafiku urban”, Hafir Hamiti.

“Meqë llogarit bankare janë zhbllokuar janë paguar diku rreth 4 milion euro për 21 autobusë të rinj. Pra, janë kryer pagesat për ta. Ata janë prodhuar dhe do të vinë në fund të muajit qershor. Kanë mbetur pa u kryer disa çështje administrative”, kishte thënë Hamiti me 6 qershor.

Autobusët e rinj që kanë ardhur të “Trafiku urban” krejt dimrin qëndruan jashtë në borë. Garazhet ku ata pritët të futën kanë nisur të renovohen thellësisht para disa muajsh, por akoma nuk janë gati.

Kompania N.N “Prishtina” që po bënë renovimin e garazheve të Ndërmarrjes “Trafiku urban” e ka shkelur kontratën e nënshkruar me Komunën. Përkundër kësaj, Komuna ia dha edhe një tender për disa punë, që siç thotë, dolën pa parashikuar.

Ndërmarrja “Trafiku Urbanë” ka marrë një kredi në vlerë prej 10 milion euro për blerjen e 51 autobusëve nga kompania çeke “Iveko”, por deri më tani i kanë arritur vetëm 30. Flota e e autobusëve kishte arritur në filli.

Marrëveshja me kompaninë “Iveco” është nënshkruar në shtator të vitit 2016 ndërmjet Shpend Ahmetit, kryetari i Prishtinës dhe përfaqësuesit të kompaninë “Iveco”. 51 autobusët e rinj do të përdoren për trafikun urban dhe janë të standardit Euro 6.

Sipas marrëveshjes, ishte thënë se kompania “Iveco”  do të sjellë autobusët e parë në dy afate: 30 autobusët e parë do të arrijnë brenda 90 ditësh (në fund të dhjetorit) kurse 21 autobusët e tjerë brenda 120 ditësh (në fund të janarit).

Në vitin e kaluar Komuna e Prishtinës kishte hedhur një varg akuzash drejt Qeverisë së Kosovës nga ana e autoriteteve komunale, nën pretendimin se Qeveria e kishte bllokuar këtij projekti pasi që nevojitej nënshkrimi nga Ministria e Financave, për të dhënë garancionin e sovranitetit.