Arrihet marrëveshja për takimin e presidentëve

04.07.2017 14:17:20

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe ai i SHBA-ve,  Donald Trump do të takohen për herë të parë të premten, më 7 korrik në margjinat e samitit G20 në Hamburg.

Lajmi është bërë i ditur sot nga ndihmës presidenti rus, Jurij Ushakov.

“Është arritur marrëveshja për takim më 7 korrik”, ka thënë Ushakov, transmeton Interfaks.