Avdullah Hoti dhe Veliu zotohen të përkrahin studentët në ndarjen e bursave

16.12.2020 14:56:20

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti dhe udhëheqësin e zyrës së BE-së Tomasz Szuyong kanë bërë dorëzimin e akt emërimeve për bursistët nga Skema e profesionistëve të rinj “YCS”.

Veliu tha që projekti i skemës së profesionistëve të rinj është një ndër projektet më të rëndësishme që kemi bërë, dhe se nga kjo janë përkrahur më shumë se 300 të rinj nga Kosova.

“Deri më tani janë financuar 12 runde nga Bashkimi Evropian. Ky projekt do mbështetet nga BE dhe Qeveria e Kosovës edhe në runde të tjera”.

“Në kuadër të legjislacionit të dakorduar me BE ku kemi paraparë dispozita në bazë të procedurave për bursistët që janë të pranishëm këtu”, u shpreh Veliu.

“Ky projekt ka përkrahjen time dhe investimi i BE është shpaguar me punën e studentëve duke vazhduar karrierën e tyre dhe që tash ushtrojnë pozita të ndryshme drejtuese”, tha mes tjerash ministri i Punëve të Brendshme.

Ndërsa, Tomasz Szyong tha që është kënaqësi e veçantë të shpalos suksese të tillë nga ana e studentëve.