Vendet e pasura rezervuan 51 për qind të vaksinave kundër COVID-19, çdo i katërti person në botë ndoshta nuk do të vaksinohet deri më 2022

16.12.2020 15:02:24

Çdo i katërti person mund të mos e marrë vaksinën kundër coronavirusit të paktën jo deri më 2022, pasi që vendet e pasura me më pak se 15 për qind të popullatës së përgjithshme të botës kanë rezervuar 51 për qind të dozave të vaksinave më premtuese.

Kjo pjesë e hulumtimit është publikuar nga shkencëtarët e shkollës për Shëndet Publik, John Hopkins në SHBA.

Në të thuhet se pjesa tjetër e vaksinave do të duhej t’i shpërndaheshin vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, në të cilat jetojnë më shumë se 85 për qind e popullatës së botës.

Hulumtuesit argumentojnë se një përgjigje efektive ndaj një pandemie, kërkon që vendet me të ardhura të larta të marrin pjesë në shpërndarjen e drejtë të vaksinës nëpër botë.

Edhe nëse vaksinat premtuese arrijnë maksimumin e kapaciteteve prodhuese, afro 25 për qind e popullatës së botës ndoshta nuk do të marrë vaksinën për të paktën një vit apo më shumë, ku hulumtuesit e John Hopkins besojmë që COVAX si projekt i OBSH-së do të mund të luante rol kyç.