Vettingu, Rama: Luli e PD, i vetmi përkthyes besnik i të vërtetave të këtij vendi

07.12.2016 15:39:40
Albanian Prime Minister Edi Rama addresses a plenary meeting of the United Nations Sustainable Development Summit 2015 at the United Nations headquarters in Manhattan, New York September 25, 2015. REUTERS/Andrew Kelly

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili nga Gjermania tha se Rama gënjeu sepse nuk do të pranojë për përgjegjësinë që ka për ligjin e Vettingut.

Rama në një postim në rrjetin social FB, ironizon Bashën duke thënë se ai është i vetmi përkthyes besnik i të vërtetave të këtij vendi.

“ Gënjej unë, gënjen BE, gënjejnë SHBA,  gënjejnë të gjithë veç Lulit e PD,  që janë i vetmi përkthyes besnik i të vërtetave të këtij vendi”, shkrua ai.