Krujë, gjendet i vdekur në banesë 40-vjeçari

07.12.2016 15:45:11

Një person është gjetur i vdekur në banesë e tij në fshatin Bilaj të Krujës. Policia raporton se bëhet fjalë për 40-vjeçarin Tonin Dobrozi dhe kanë qenë të afërmit që e gjetën të vdekur në banesë.

Besohet se ai është ndarë nga jeta prej disa ditësh dhe se në trupi nuk janë gjetur shenja dhune. Paraprakisht mendohet se 40-vjeçari mund të ketë vdekur nga shkaqet natyrale.

Dobrozi jetonte i vetëm në banesë pasi prej disa kohësh ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij. Viktima ishte babai i dy fëmijëve, por që jetonin me nënën e tyre.