Avdullah Hoti e quan të drejtë portestën në Mushtisht, por të jetë paqësore

28.08.2016 11:46:22

Minstri i Financave, Avdullah Hoti, ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook lidhur me protestën në Mushtisht, duke e konsideruar si të drejtë, por njëherësh porosit që ajo të jetë paqësore, sepse në këtë mënyrë u dërgohet më mirë mesazh miqve të Kosovës për nevojën që krimet të zbardhen sa më parë.

Ky është postimi i plotë i minstrit Hoti:

Ne Mushtisht me te drejte protestohet, por protesta duhet te jete paqesore. Nje proteste paqesore u dergon mesazh te qarte miqve te Kosoves se pavarur se krimet sa me pare duhet te zbardhen, kryesit e krimeve te denohen dhe te kete kerkim falje. Nje proteste paqesore na ngrit neve si popull dhe na dallon nga kryesit e krimeve.