Zjarr në paraburgimin e Shënkollit, dyshohet për 1 të vdekur

30.07.2016 18:48:55

Një person dyshohet se ka humbur jetën nga zjarri që ra në një prej qelive të katit të dytë të burgut të Shën Kollit në Lezhë rreth orës 16:00.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e zjarrfikësve, ambulanca dhe policia.

Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga shpërthimi i një bombole gazi.

Të burgosurit janë nxjerrë në oborr, ndërsa autoritetet kanë forcuar masat e sigurisë. Policia ka rrethuar zonën përreth ambienteve të institucionit të vuajtjes së dënimit.

Dyshohet edhe për disa persona të lënduar nga flakët, megjithëse të dhënat e para janë ende të paqarta.

Zjarri ra në njërën prej qelive të burgut në katin e dytë të godinës, ndërsa nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Një dëshmitar okular rrëfeu momentet e tmerrit që përjetuan të dënuarit në burgun e Shënkollit, në Lezhë, pas rrënies së zjarrit. Ai tha se kishte parë të dënuar që hidheshin nga kati i dytë dhe i tretë pasi polici që kishte celësat e qelive u largua.

Zjarri ka shkaktuar një viktimë. Dyshohet se ai është një i dënuar nga Miloti. Policia njoftoi se ka edhe disa të plagosur.