Avdullah Hoti i ashpër me Haradinajn: Lem të flas se boll fole ti

23.02.2018 11:20:14

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj kryeministrit Haradinaj, i cili u tha se marre që LDK po kërkon heqjen e raportit të Bulliqit.

Hoti ka thënë se është marre për një kryeministër që përdor atë fjalorë në Kuvend.

Tutje ai ka thënë se nuk do ta votojnë demarkacionin nëse nuk merret parasysh propozimi i LDK-së, raporton lajmi.net.

“Mu vjen keq që kryeministri i vendit tim del ne foltore edhe… lem, lem të flas se boll fole ti”, ishin fjalët e Hotit kur Haradinaj replikoi teksa mori fjalën ai.