Veseli: Veç edhe gjysmë fjale na ak mbetur për marrëveshje

23.02.2018 11:34:13

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur optimist se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi do të ratifikohet gjatë ditës së sotme.

Pasi, Veseli ua dha fjalën shefave të grupeve parlamentare për deklarim, tha se vetëm edhe gjysmë fjale ju ka mbet për marrëveshje.

“Vetëm gjysë fjale na ka mbet me u marrë vesh”, tha Veseli.

Senca për për Demarkacionin ka filluar në sallë janë 93 deputetë.

Veseli ka njoftuar se nëse marrëveshja e demarkacionit nuk do të kalojë, të njejtën nuk kanë të drejt me kthy në Kuvend deri të mbushen 10 ditë.