Avdullah Hoti, Kurtit: Vendimet e mia s’ka kush që i konteston, nuk ke shanse me marrë sërish pushtetin

05.02.2021 13:18:41

Kryeministri në detyrë dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti i është përgjigjur kandidatit për kryeministër nga LVV, Albin Kurti lidhur me deklaratën e këtij të fundit ku tha se sapo të vij në krye të ekzekutivit do t’i shfuqizojnë vendimet e Qeverisë Hoti.

Hoti tha se vendimet e tij nuk mund t’i kontestojë askush, dhe se Kurti nuk ka më shanse që të arrijë në pushtet.

E para është veç fiksim i tij, nuk ka me i ardh shansa asnjëherë atij për të marrë pushtetin. Vetëm njëherë ja kemi dhënë pushtetin për 52 ditë dhe dy herë e ka shkel Kushtetutën. Vendimet që i kam marr unë s’ka kush që i konteston. Ato janë vendime të rëndësisë shtetërore”, tha Hoti.

Hoti shtoi se qytetarët nuk do ti japin mundësinë më Kurtit për të ardhur në pushtet, duke shtuar se të gjitha këto janë parulla për fushatë pa asnjë përmbajtje.