Avdullah Hoti: Me qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut presim thellim të bashkëpunimit

16.07.2020 16:11:50

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas përfundimit të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka thënë se me qeverinë e re të këtij vendi pret që shpejt të zhvillojnë mbledhje të përbashkëta, në mënyrë që të thellohet bashkëpunimi në mes të dy vendeve.

Ai ka përgëzuar shtetin fqinj për përmbylljen me sukses të këtyre zgjedhjeve parlamentare.

“Përgëzime për përmbylljen me sukses të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Presim që shpejt të punojmë me qeverinë e re, e cila do të formohet në Shkup, duke nisur nga një mbledhje e përbashkët për të shqyrtuar thellimin e bashkëpunimit në mes të të dyja vendeve tona. Urime shqiptarëve për numrin rekord të deputetëve në Kuvend”, ka thënë Hoti në një postim të tij në rrjetin social “Facebook”.