Avdullah Hoti uron fëmijët dhe shpreh prioritetin që ka rinia dhe fëmijët në Qeverinë që do të drejtojë

01.06.2017 13:13:14

Avdullah Hoti ka uruar fëmijët e Kosovës dhe të gjithë botës ditën e fëmijëve – 1 Qershorin, me premtimin se përspektiva për të rinj dhe fëmijë është proriritet i qeverisë që do të drejtojë.

Më tej, z. Hoti ka premtuar se fëmijëve nga 3 -6 vjeç do t’u mundosjnë hapësira për arsimin parafillor, në bazë të një Progrmai Kombëtar për Zhvillim gjatë Fëmijërisë së Hershme.

Gjithë fëmijëve të Kosovës dhe mbarë botës urime Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve! Kosova është me fat që ka shumicën e popullatës të rinj dhe fëmijë. Perspektiva për të rinj dhe fëmijë është prioritet absolut i Qeverisë që do ta drejtoj. Do ta funksionalizojmë Programin Kombëtar për Zhvillim gjatë Fëmijërisë së Hershme dhe do të krijojmë hapësira në fshatra e qytete për arsimin parashkollor për të gjithë fëmijët e moshës 3-6 vjeç.