Avdullah Hoti: Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen

17.01.2021 20:18:50

Kandidati  për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka përcjellur një porosi për partitë e tjera kandiduese në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoti tha se vetëm me pune, pa zhurmë, do të vazhdojnë qeverisjen.

Ai ka renditur disa të arritura të vendit që kanë të bëjnë me luftimin e virusit COVID-19, ku tha se janë shifra dhe fakte.

Postimi i plotë:

Shifra dhe fakte:

■ Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta (grafiku nga “Evropa e Lirë”).

■ Kemi siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt.

■ Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra.

Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen