Avni Dehari merr pjesë në Këshillin e Përgjithshëm të ‘Vetëvendosjes’

17.12.2017 13:41:41

Në mbledhjen e XXXI të Këshillit te përgjithshëm të LVv-së, është duke marrë pjesë edhe babai i ish-aktivistit Astrit Dehari (që vdiq në burgun e Prizrenit), Avni Dehari, raporton “Zeri.info”.

Në këtë mbledhje pritet te merret vendim për zgjedhjet e brendshme te këtij subjekti, për kryetarin e ri te LVV-së.

Ndërkohë, prezentë në mbledhjen e XXXI të Këshillit të Përgjithshëm janë prezentë diku rreth 130 delegatë e mysafirë të tjerë.