Avramopulos: Turqit po bëjnë punën e tyre në mënyrë të përkryer

21.03.2017 23:19:46

Eurokomisioneri për Migrim, Dimitris Avramopulos tha sot se marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë vazhdon të jetë në fuqi, përkundër faktit se Ankaraja ka dërguar kërcënime se mund të mos i respektojë dispozitat e kontratës.
Dimitris Avramopulos po ashtu vlerësoi se turqit po bëjnë punën e tyre në mënyrë të përkryer.

Ankaraja dhe Brukseli një vit më parë ka nënshkruar një kontratë, e cila ka ulur ndjeshëm fluksin e emigrantëve nga Turqia drejt Evropës, të cilët kryesisht shfrytëzonin kalimin e rrezikshëm në Detin Egje.