Azilkërkuesit shqiptarë, ambasadorja gjermane: Do i kthejmë me forcë

16.03.2018 16:09:15

Gjermania vijon të jetë e shqetësuar nga numri i azilkërkuesve shqiptarë. Në konferencën “Sfidat e Migracionit”, ambasadorja e Berlinit ia tha në sy kryeministrit Edi Rama se numri i tyre mbetet ende i lartë.

Susanne Schütz u shpreh: “Numri i emigrantëve dhe azilkërkuesve është akoma tepër i lartë. Shqipëria është një vend kandidat i Bashkimit Europian dhe nuk është një vend me persekutim politik, që ishte një nga arsyet për të dhënë azil. Ata do të kthehen në Shqipëri, edhe në qoftë se duhet me forcë dhe do të ndalohen të hyjnë në Gjermani për 5 vjet”.