Krasniqi: Sistemi i Drejtësisë po dëmtohet nga interpelancat për rastet gjyqësore

16.03.2018 16:00:42

Shefi i Grupit Paralamentar të PDK-së, Memli Krasniqi , në Seancën e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet interpelancë për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjës, Astrit Dehari, ka cilësuar se debatet për çështje të tilla janë ndërhyrje direkte në punën e gjyqësorit.

“Kjo interpelancë është vazhdë e interpelancave që po tentojnë ta kthejnë Kuvendin në një autoritet gjyqësor, kjo po bëhet ne kohën kur procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar”, tha Krasniqi.

“Shtrohet pyetja cili është qëllimi i kësaj interpelance, a është që të rritet presioni politik ndaj gjyqësorit ,apo Kryetari dhe Kryeministri të marrë rolin e gjykatësit, nëse kjo çështje tashmë ka hyrë në proces, atëherë pse kjo cështje të trajtohet në Kuvend. Unë mendoj që me këto vetëm do ta dëmtojmë më shumë sistemin e drejtësisë në vend.” përfundoi Krasniqi.

Ndryshe, disa ditë më herët Kuvendi i Kosovës kishte mbajtur edhe debat parlamentar lidhur me çështjen e vdekjes së Astrit Deharit.