Babai i Dijamantit merr pjesë na varrimin e Armelas

26.07.2016 15:38:45

Naim Zabërgja, babai i Dijamantit të vrarë në Munih, po merr pjesë në varrimin e 18 vjeçares Armela Segashi, në sulmin e njëjtë.

Naimi në një deklaratë për mediat, kishte thënë se varrimi i këtyre dy të rinjve është bërë me shkasë në kohë të ndryshme për të pasur mundësi që të marrin pjesë familjarët e dy viktimave në varrimet e ndërsjella, raporton lajmi.net.

I ati i Dijamantit, po ashtu kishte thënë se me familjes Segashi kishin raporte miqësie edhe në Munih.

Në mesin e pjesëmarrësve në këtë varrim, kishte edhe zyrtarë institucional, përfshi edhe kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliut dhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës.