Paralajmërimi i Institutit Hidrometeorologjik: Borë dhe temperatura tepër të ulëta!

03.01.2017 17:36:54

Temperaturat e ulëta të paralajmëruara ditë më parë kanë frikësuar qytetarët e vendit. Mirëpo, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nuk i sheh këto temperatura jashtë normales.

“Temperaturat nuk do të bien në -24, ato do të lëvizin në -18 dhe -19 gradë. Këto temperatura janë normale kështu ka qenë gjithmonë në janar”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, sonte natën do të ketë reshje të dobëta të borës, nesër do të pushojnë, pastaj vazhdojnë prapë ditën e enjte dhe të premte.

“Të shtunën dhe të dielën temperaturat do të bien në  -17 dhe -19, minimalet edhe maksimalet nuk do të jenë pozitive. Këto temperatura do të mbretërojnë gjatë orëve të para mëngjesit ndërsa gjatë ditës do të ndryshojnë.