Babai i Haradinaj në gjendje të rëndë shëndetësore (Foto)

15.06.2018 13:12:24

Teksa të gjithë po festojnë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po kalon në qaste të vështira.

Babi i tij, Hilmiu, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai shkoi për vizitë në spital dhe postoi një fotografi.

“Jeta jote luftë ishte. Tani po e lufton sëmundjen. Me ty plak, gjithnjë!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Hilmiu, është babai i dy heronjve të Kosovës, Luanit dhe Shkelzenit.