Babai raporton zhdukjen e vajzës në Mitrovicë

30.04.2017 11:10:48
Sipas prindit që është ankuar, vajza është larguar nga shtëpia më 27 prill.

Policia në Mitrovicë ka njoftuar se një qytetar ka raportuar zhdukjen e vajzës së tij.

Prindi i shqetësuar rastin e ka raportuar dje.

Sipas tij, vajza është larguar nga shtëpia më 27 prill dhe se nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Rasti, i cili po trajtohet si person i zhdukur, është duke u hetuar.